Futbolli Vendor Superliga e Kosovës

Anësori i 89-shit paralajmëron në këtë formë skuadrën e Dritës

Ipko Superliga e Kosovës ka rifilluar me xhiron e 23-të, gjatë fundjavës që shkoi.

Skuadra e Trepçës 89, këtë xhiro morri një rezultat shumë pozitiv, pasi luajti baras 0-0 në udhëtim te Gjilani.

Lidhur me ndeshjen ndaj Gjilanit, dhe ndeshjen e ardhshme, ndaj Dritës, ka folur anësori i 89-shit, Leart Emini.

“Ndeshje ndaj Gjilani nuk e nisëm siç duhet por pasi që pësuam gol e sidomos me fillimin e pjesës së dytë erdhëm pak a shumë te loja jonë ku arritëm edhe të barazojmë rezultatin, por me pak koncentrim kishim mundësin të ktheheshim me fitore”, tha fillimisht Emini.

“Mangësi në këtë ndeshje ishte përgatitja fizike dhe ritmi jo i njëjtë i lojës si ka qenë para pandemisë edhe pse ky defekt më shumë është vërejtur te kundërshtari se te ne”, shtoi ai.

Tutje, Emini ndeshjen e së dielës ndaj Dritës, e ka cilësuar si mjaft të vështirë.

E gjitha kjo për faktin se do të luajnë ndaj liderit aktual të Superligës.

“Drita ka skuadër shumë të pjekur dhe cilësore me lojtar individ të shquar dhe në këtë lojë vjen si lider pas startit me fitore. Në këtë takim, pikët janë të rëndësishme për dy ekipet dhe ne do të mundohemi ta shfrytzojmë përparsin e terenit vendas dhe disa mangësi të kundërshtarit për të fituar ndeshjen, ngase gjithë e dimë që jemi në zonën e kuqe dhe çdo hap fals sidomos në ndeshjet si vendas do të jetë vështirë të riparushme më pas, në këtë garë të nxehtë që po bëhet deri në fund të kampionatit”, përfundoj Emini.

Trepça ’89 – Drita, do të zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë. /GazetaOlle