Futbolli Vendor Superliga e Kosovës

Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e fundjavës, Flamurtari – Ballkani i besohet Kreshnik Vulës

Java e 24-të e Superligës së Kosovës në futboll pritet të sjellë disa ndeshje tejet interesante ku lufta për pikë do të jetë e madhe.

Padyshim vëmendja do të jetë te ndeshja Flamurtari – Ballkani që luhet nesër në stadiumin e Flamurtarit nga ora 16:00.

Rivaliteti pritet të jetë i madh pasi pikët janë pothuaj jetike si për Ballkanin që luan për titullin e kampionit ashtu edhe për Flamurtarin që po lufton për mbijetesë. Kjo ndeshje i është besuar gjyqtarit Kreshnik Vulës.

Të kujtojmë se në javën e parë pavarësisht se pikët ishin shumë të vlefshme dhe lufta ishte e madhe për to, korrektësia në fushë ishte e madhe dhe këtë e dëshmon fakti se asnjë lojtarë nuk u ndëshkua me kartonë të kuq.

Orari dhe gjyqtarët për ndeshjet e javës së 24-të: