Futbolli Vendor

Caktohet orari i ndeshjeve kthyese të Kupës së Kosovës

Në mesjavën që vjen do të zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës.

Feronikeli do të jetë nikoqir i Ballkanit, në duelin e shumë pritur, për një vend që siguron plasmanin në finale.

Pas takimit të parë, rezultati i ndeshjes qëndron pa gola.

Kurse, në duelin tjetër që zhvillohet në ‘Bajram Aliu’ të Skenderajt, Drenica do të jetë nikoqir i Prishtinës.

Kryeqytetasit nga ky duel kanë epërsinë prej 3-0, ku me gjasë do të jenë finalist të Kupës në këtë edicion.

Të dyja ndeshjet pritet të luhen ditën e mërkurë me fillim nga ora 16:30. /Zeri.info