Futbolli Ndërkombëtar Transferimet

Çfarë oferte e çmendur për Ciro Immobilen nga klubi anglez

Arabët e Newcastle United të cilët ende nuk e kanë zyrtarizuar blerejn e klubit anglez, po mendojnë për sulmuesin italia Ciro Immobile.

Golashënuesi më i mirë i Serie A pëlqehet shumë nga drejtuesit e ardhshëm (potencialisht) të rinj, të cilët kërkojnë të ndërtojnë një skuadër të fortë për të garuar së paku për një vend në Champions League, nëse jo për titull.

Për ta bindur Lazion, Newcastle ka gati ofertë prej 55 milionë eurosh , kurse Immobiles i ofrohet një kontratë 5-vjeçare me plot 8 milionë euro në sezon.

Aktualisht 30-vjeçari italian ka kontratë me Lazion deri në vitin 2023, ndërkohë që kryeqytetasit i kanë ofruar një kontratë të re deri në vitin 2025 me një pagë prej 4 milionë eurosh, gjysmën e asaj që mund t’i japë Newcastle. Për këtë shifër të lartë, mund të ndodh që Lottito dhe Tare edhe të ulen në tavolinë, pasi do të shpenzoheshin për 2-3 super futbollistë në stilin që vetëm Tare di të bëjë. /Korneri.net