Futbolli Ndërkombëtar Ndërkombëtare Tjera

Dikur fitonte ndaj Barcelonës, tash Flamurtari bie nga liga

Të rralla janë ekipet që kanë pasur mundësinë të luajnë kundër Barcelonës.

Por, edhe më të rralla janë ato që kanë arritur të marrin rezultat pozitiv.

Një nga skuadrat që ka arritur, jo vetëm ta mposhtë, por edhe të bëjë lojë të bukur kundër Barcelonës, ka qenë Flamurtari i Shqipërisë, shkruan “Albeu.com”.

Në sezonin 1987-88, Barcelona dhe Flamurtari u takuan në UEFA Cup.

Ndeshja në Vlorë kishte përfunduar me fitoren 1:0 të Flamurtarit, kurse në “Camp Nou” kishte triumfuar Barcelona me rezultatin 4:1.

Pas tri dekadash, Flamurtari ka rënë në humnerë. Gjatë ditës së djeshme, ata edhe matematikisht kanë rënë nga Liga Superiore e Shqipërisë.

Ekipi nga Vlora gjendet në pozitën e fundit me 11 pikë pas 28 ndeshjeve.