Basketboll

Dikur lojtar i shquar, sot kryetar komune

Një fotografi sa një mijë fjalë para 45 viteve pikërisht e vitit 1975! Është klubi i basketbollit, që atëkohë quhej “Pobeda” nga Istogu.

Pjesë e këtij klubit të basketbollit ka qenë Haki Rugova, që sot është një emër më i përfolur në skenën politike të Kosovës. Kryetar komune që asnjëherë nuk i ka humb zgjedhjet lokale. Njeri që ka qëndrime të forta.  I shquar si lojtar i vyeshëm si politikan.

Fotografia është siguruar nga profesori dhe trajneri i shquar i klubit kampion të hendbollit Istogu, Faruk Shala. 
Haki Rugova është i dyti ulur në të majtë dhe shihet se sa ka qenë vital atëkohë.

Rugova ka qenë prej lojtarëve më të mirë të asaj kohe në ligën krahinore, ndërsa tash e sa vite udhëheq komunën e Istogut. Siç thonë, ka qenë jo vetëm preciz por edhe i shpejt e tejet luftarak ndaj rivalëve.

Skuadra e basketbollit siç quhej atëkohë “Pobeda” nga Istogu, anëtare e ligës së parë të Kosovës: Nga e majta në këmbë Rifat Balaj (tani i ndjer), Arif Rugova, Petroshiç, Selman Rugova kapiten dhe trajner i ekipit), Ruzhdi Balaj, Rrustem Rugova (kryetar klubi).  Ulur poshtë: Xhavit Mehaj, Haki Rugova (sot kryetar i komunës), Ukshin Balaj dhe Albert Jakupi. /Botasot.info