Hendboll

Dikur stërvitej në këto kushte, ndërsa tash është skuadra më e mirë në Kosovë

Klubi hendbollistik i femrave ”Istogu” në vitet e fundit është skuadër dominuese në hendbollin kosovar, në dy vitet e fundit ka fituar një titull të kampionit dhe dy kupa të Kosovës, shkruan portali ”90minuta.net”

Klubi i hendbollit në Istog, është themeluar në vitin 2004, me punë të jashtëzakonshme dhe me organizim mjaft të mirë, sot KHF Istogu është klubi që po dominon në Superligën e Kosovës në hendboll.

Në foto mund të shihni se në qfarë kushteve të tmerrshme ky klub i ka zhvilluar stërvitjet.

Në atë kohë KHF Istogu ishte klubi me kushtet më të këqija në Kosovë, si për stërvitje ashtu edhe për ndeshje.

Sot pas 16 viteve, KHF Istogu është skuadra më e mirë kosovare në vitet e fundit.

Kampioni i Kosovës, fitues i Kupës së Kosovës, është njëra ndër skuadrat më të oraganizuara në vend dhe shembulli më i mirë që më punë dhe me përkushtim të madh mundesh të arrish gjëra të mëdha.

Klubi që në fillim kishte kushtet më të këqija në Kosovë , arriti ta bëjë krenar një qytet të tërë por edhe më gjerë.

Dy herë fitues i kupës së Kosovës, kampion i Kosovës dhe pjesë e 16 skuadrave më të mira në evropë në kupat evropiane.