Bundesliga Futbolli Ndërkombëtar

Drejtori sportiv i Werder Bremenit thotë se nuk ardhur asnjë ofertë për Rashicën

Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann, ka thënë se klubi nuk ka marrë asnjë ofertë për sulmuesin Milot Rashica.

Rashica është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e klubit gjerman dhe ka tërhequr interesimin e shmunë klubeve.

Liverpooli, Napoli, Leipzigu dhe Borussia Dortmundi raportohet se kanë shprehur interesim për të.

Sidoqoftë, Baumann thotë se ende nuk ka ndonjë ofertë për reprezentuesin kosovar.

“Nuk ka pasur kontakte me asnjë klub. Askush nuk na ka kontaktuar, nuk ka asgjë specifike për çështjen në fjalë”, ka thënë Baumann në lidhje me Rashicën/ Gazeta Sheshi