Futbolli Vendor Superliga e Kosovës

Drenica në dy udhëtimet e vështira arriti te marr pikë

Drenica dy ndeshjet e fundit në Ipko Superligë i ka zhvilluar si mysafirë, së pari udhëtoi në Therandë për tu përballur me Ballkanin, ndërsa dje ishte mysafirë i Llapit në Podujevë.

Drenica fillimisht arriti ta ndalte Ballkanin me barazim 0:0, që deri në atë xhiro ishte lider i tabelës.Ndërsa dje shënoi fitore tepër të rëndësishme si mysafirë i Llapit, të cilën e mposhti me rezultat 2:0.

Pa marr parasysh akuzat e disa personave afër KF LLapi, se kinse kishte ‘pazare’ në atë ndeshje, kjo nuk e minimizon asesi suksesin e futbollistëve drenicak, që dje u angazhuan maksimalisht për të ardhur deri tek kjo fitore e madhe.
Drenica dita ditës po bëhet ”arrë” shumë e fortë për skuadrat e mëdha në Ipko Superligën e Kosovës.

Portieri Arian Ymeri në dy ndeshjet e fundit tregoi formë të lartë duke bërë shumë pritje vendimtare për ekipin e tij.

Në krye me trajnerin z.Gani Sejdiu tashmë Drenica është në rrugën e duhur për ta siguruar mbijetesën në Superligë.