Futbolli Vendor Superliga e Kosovës

Drita, të paktën edhe tri javë në vendin e parë!

Drita kryeson Superligën edhe pas javës 24 të IPKO Superligës.

Kampioni i vitit 2018 e ka nisur mbarë fazën e tretë, duke shënuar dy fitore të rëndësishme ndaj Flamurtarit në shtëpi dhe Trepçës ’89 në udhëtim.

Skuadra e Ardian Nuhiut, bazuar në orarin e ndeshjeve të ardhshme, të paktën edhe tri javë pritet të qëndrojë në vendin e parë.

Javën e ardhshme, gjilanasit presin Ferizajn, më pas i shkojnë Vushtrrisë, kurse në javën 27 luajnë në shtëpi ndaj Dukagjinit.

Të tre këta kundërshtar llogariten më të lehtë për t’ua kaluar.

Drita ka 49 pikë, dy më shumë se sa e dyta, Prishtina./GazetaOlle