Futbolli Vendor

FC Liria vazhdon me ankesa – dërgon lëndën në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Klubi Futbollistik “Liria” është e vendosur për ta dërguar çështjen e përfundimit të kampionatit në Ligën e Parë deri në instancat më të fundit juridike. Klubi prizrenas ka deponuar lëndën këtë të hënë më 1 qershor në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Pas ankesës së bërë në Federatën e Futbollit të Kosovës, tashmë prizrenasit duan t’i ndjekin edhe rrugët e tjera ligjore, duke i’u drejtuar institucioneve të drejtësisë në vend.

Gazeta “Sheshi” mëson se klubi nga “Përparim Thaçi” ka dërguar lëndën fillimisht në departamentin për çështje administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë, madje ka siguruar edhe padinë e paraqitur në këtë institucion.

Padia e FC Lirisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Gjithsesi mësohet se lëndën e tyre do të procesohet edhe në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që me ankesë do të njoftohet edhe Institucioni i Avokatit të Popullit.

Nëse nuk do ketë reagime nga ana e drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës, atëherë prizrenasit synojnë që lëndën ta dërgojnë deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në UEFA. /GazetaSheshi