Futbolli Vendor

Fjalimi emocionues i Gramoz Vokrrit në ditën e përurimit të bucetës fituese të shtatores së Fadil Vokrrit

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është zbuluar buceta e shtatores së legjendës së futbollit, në dyvjetorin e vdekjes së tij, raporton Zeri.info.

Fadil Vokrri ndërroi jetë në mënyrë tragjike më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër. U nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, sa ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në këtë organizim morën pjesë disa personalitete të njohura, si nga bota e sportit, ashtu nga politika, ndërsa fjalime mbajtën Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kryeministri Avdullah Hoti e djali i Vokrrit, Gramoz Vokrri.

“Sot është një ditë e veçantë. Në emër të familjes, më lejoni të ju falënderojë të gjithëve. Sot më vjen mirë qe futbolli na bashkon edhe në kohë pandemie”, deklaroi i biri i legjendës, Fadil Vokrri, Gramozi. /Zeri.info