Futbolli Vendor Liga e Parë

Fubollistët e ekipeve rivale, stërvitjet po i zhvillojnë së bashku!

Gjatë kohës së pandemisë ekipet e Ligës së Parë të Kosovës ende nuk kanë marrur dritën e gjelbërt për rifillimin e stërvitjeve.

Kështu, shumica e futbollistëve po stërviten në mënyrë individuale, por ka edhe të atillë që stërviten në grupe të vogla.

Futbollistët e ekipeve rivale të qytetit të Istogut, tash e disa ditë po vazhdojnë të stërviten së bashku, në stadiumin ”Demush Mavraj” në Istog.

Dy fubollistët e Istogut, Qendrim Jahaj e Adnan Maxharraj, dhe tre futbollstët e Onix Banja, Alban Dreshaj, Granit Ademaj dhe Arjan Metaj, sot kanë stërvitur së bashku në grup.

Ende nuk është vendosur asgjë sa i përket Ligës së Parë, se a do të rifillojë apo do të ndërpritet kampionati, mbetet të shihet në ditët në vazhdim se cilin vendim do ta merr FFK-ja. /90minuta.net