Futbolli Vendor Superliga e Kosovës

Futbollisti i Dukagjinit: Na pret ndeshje mjaft e vështirë ndaj Llapit!

Me ndeshjen që zhvillohet nesër në Podujevë, ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit të Klinës, rifillon kampionati në Ipko Superligën e Kosovës.

Futbollisti i Dukagjinit, Mark Milicaj për portalin ”90minuta.net” ka folur rreth ndeshjes së nesërme kundër Llapit.

Nesër na pret një ndeshje mjaft e vështirë:

”Nesër na pret një ndeshje mjaft e vështirë pasi që Llapi ka skuadër shumë kualitative me individë të shquar mbrenda skuadrës. Ne do ta japim maksimumin tonë në fushë për të nxjerrur rezultat pozitivë në këtë përballje, asesi nuk do të dorëzohemi.”

Ndaj Llapit jemi të kompletuar:

”Ndaj Llapit, skuadra e Dukagjinit do të hynë e kompletuar, pasi që nuk ka mungesa të lojtarëve për këtë takim.

Nesër ndaj Llapit është ndeshja e parë pas pauzës së gjatë dhe besoj se gjithçka mund të ndodh në atë ndeshje. Ne kemi ekip të mirë dhe i kemi gjasat tona në këtë përballje.”

Kohë e shkurtër për tu përgaditur:

”Besoj se Dukagjini është e përgaditur për aq sa patëm mundësi për të stërvitur, koha ishte e shkurtër dhe nuk mjaftoi për të arritur formën tonë më të mirë.

Gjithashtu mungesa e ndeshjeve miqësore në këtë kohë, do të shfaqet tek paraqitjet tona në fushë, pasi kemi pasur pauzë të gjatë ” deklaroi futbollisti i Dukagjinit, Mark Milicaj për portalin ”90minuta.net” .

Milicaj është ndër futbollistët më të mirë të Dukagjinit, është 33 vjeçar, gjatë karrierës së tij ka luajtur për shumë klube të mëdha kosovare: Besa, Feronikeli, Istogu, Vëllaznimi, Drenica.