Futbolli Vendor Superliga e Kosovës

Gashi: Ndaj Feronikelit vetëm për fitore

Pas një pauze shumë të gjatë për shkak të pandemisë, ethet e futbollit kosovar do të rikthehen këtë javë.

Lideri momental i Superligës, skuadra e Ballkanit në mesjavë do të përballet me Feronikelin në kuadër të Digitalb Kupa e Kosovës.

Ballkani në këtë sfidë do të jetë pa mesfushorin kryesor, Kushtrim Gashin i cili nuk ka të drejt loje për shkak të dy kartonave të verdhë.

E pikërishtë Kushtrim Gashi në një intervistë për “BlicMedia” ka folur për këtë sfidë tejet të rëndësishme.

“Në këtë ndeshje nuk kom drejt loje pasi që jam ndëshku me 2 karton të verdh por pa marr parasysh kemi lojtar që mund ta kryejn punën ashtu siq duhet”, ka thënë fillimisht Gashi.

“Feronikeli pa marr parasysh gjendjen në tabelë ështē kampion në fuqi dhe brenda ekipes ka lojtar shumë cilsor, por ne do t’i qasemi ndeshjes vetëm për ta fituar dhe për të marr 1 rezultat shumë të mirë që na favorizon në ndeshjen e kthimit. Është ndeshja e parë pas një pauze të gjatë dhe rol të rëndësishëm do t’ketë përgaditja fizike”, ka deklaruar mesfushori Kushtrim Gashi.

Ballkani – Feronikeli do të luhet më 03.06.2020 (e mërkurë) me fillim nga ora 16:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë