Hendboll

Istogu kualifikohet në finale të ”Play-Off’-it

KHF ”Istogu” ka fituar bindshëm edhe në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së ”Play-Off”-it, përballë skuadrës së Prishtinës.

Ndeshja e dytë e gjysmëfinales u zhvllua sot në palestrën e sporteve ”Dresha” në Orroberdë, pa praninë e shikuesve.

Vashat e Istogut që nga fillimi ishin bindshëm më të mira se vashat prishtinase, dhe që në pjesën e parë krijuan epërsi të lartë, 31:5 ishte rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë trajneri i Istogut, z.Faruk Shala i dha mundësi të gjitha lojtareve duke inkuadruar në lojë edhe disa hendbolliste të reja.

Në pjesën e dytë Istogu realizoi 22 gola, ndërsa Prishtina realizoi 15 gola. Rezultati përfundimtar i ndeshjes së sotme ishte, Istogu – Prishtina 53:20.

Henbollistet e Istogut me lojërat e treguara në dy ndeshjet e zhvilluara ndaj Prishtinës, me plotë meritë kualifikohen për në finalen e madhe.

KHF ”Istogu” në finale e pret fitesin e duelit ndërmjet, KHF ”Vushtrria dhe KHF ”Ferizaj”, ndeshja e parë e zhvilluar në Ferizaj ka përfunduar me fitore të Vushtrrisë me rezultat 27:24.

Ndeshja e parë e finales së ”Play-Off”-it pritet që të zhvillohet në vikend.

KHF Istogu: A.Shehdadi, B.Ahmetxhekaj, A.Halitaj (4), A.Berisha (2), N.Milatovic (2), Y.Shatri (2), T.Hetemi (8), A.Rugova (10), F.Fejza (4), K.Venetsky (7), F.Rexhaj (1), P.Ferataj (6), S.Ujkiq (7).