Futbolli Vendor Superliga e Kosovës

Java XXIII: KF Llapi – KF Dukagjini 4 : 1

Java XXIII: KF Llapi – KF Dukagjini 4 – 1
Golashënues për Llapin: Elvis Prençi 3′, Kastriot Selmani 48′, Ersil Ymeri 68′ dhe Valmir Veliu 90+3′

Podujevë, 5 qershor 2020 – Skuadra e Llapit është rikthyer fuqishëm pas pandemisë COVID-19, duke mposhtur me rezultat bindës 4-1 skuadrën e Dukagjinit. Djelmoshat e Llapit që nga fillimi i ndeshjes deri në fund të saj ishin dominues dhe sikur të konkretizoheshin edhe rastet tjera të pa shfrytëzuara, fitorja do ishte edhe më e thellë.

Dominimi i Llapit nisi me gol që në minutën e 3-të ku pas pasimit me kokë nga Mentor Zhdrella nga afërsia me të djathtën realizoi Elvis Prençi. Gola tjerë nga pjesa e parë nuk kishte, kurse në të dytën Llapi realizoi edhe tre gola të tjerë kurse Dukagjini realizoi golin e nderit.

Për 2-0 me kokë realizoi Kastriot Selmani në minutën e 48-të pas harkimit të Valmir Veliut. Dukagjini ngushtoi epërsinë më pas me golin e Erblind Mulajt (51′), kurse për fitoren bindëse të Llapit realizuan edhe Ersil Ymeri me kokë në minutën e 68-të pas harkimit nga këndi të Alban Shabanit dhe fitoren e vulosi Valmir Veliu me një super gol nga distanca në minutat shtesë të ndeshjes.