Futbolli Vendor

Kapiteni i Arbërisë: Edhe po të zhvillohej kampionati, pozitën e dytë s’do ta lëshonim deri në fund!

Federata e futbolit të Kosovës dje morri vendim që të gjitha ligat në futbollin kosovar (pëveç Superligës) mos të zhvillohen. Dy ekipet e para në Ligën e Parë, Besa dhe Arbëria e siguruan kalimin në Superligë.

Arbëria nga Dobraja e Lipjanit, për herë të parë në histori të klubit do të garojë në Superligën e Kosovës, përcjell portali ”90minuta.net” .

Kapiteni i Arbërisë, Kreshnik Bahtiri për portalin ”90minuta.net” ka folur rreth ditës së djeshme, se si ata e përjetuan këtë sukses të madh.

”Lajmi ishte shumë i gzueshëm, dhe i mirëseardhur për neve. Vendimin e FFK-së të gjithë duhet ta respektojmë, pa marr parasysh se disa ekipeve i ka konvenuar, e disa tjerave jo.”

Edhe po të zhvillohej kampionati, Arbëria s’do ta lëshonte pozitën e dytë.

”Edhe nëse do të zhvillohej kampionati në Ligën e Parë mendoj se në fund Arbëria do ta siguronte kalimin në Superligë. Kemi stërvitur edhe individualisht sipas urdhëresave të trajnerëve, kemi qenë të gatshëm ta ruajmë pozitën e dytë deri në fund, pasi që ishim 5 pikë larg ndjekësve, dhe gjithashtu kemi pasur orar mjaft të mirë.”

Gjithë banorët e Lipjanit ishin të gëzuar për suksesin tonë.

”Banorët e fshatit Dobrajë dhe gjithë banorët e komunës së Lipjanit kur e morrën lajmin, të gjithë ishin tepër të gëzuar, pasi një klub nga Lipjani në sezonin e ardhshëm do të garojë në Superligën e Kosovës. Kam marr mesazhe të shumta urimi nga Lipjani, dhe nga e gjithë Kosova”

Për suksesin e Arbërisë, kapiteni Bahtiri i falënderon:

”Së pari falënderoj Zotin që na mundësoi ta përjetojmë këtë sukses të madh. Më pas falënderoj bashkëlojtarët e mi, stafin e trajnerëve dhe kryesinë e klubit. Në veçanti e falënderoj presidentin e klubit, Jahir Baba.

Për fund i falënderoj nga zemra tifozët e klubit tonë ”Stuhinë e Kuqe”, që gjithmonë kanë qenë lojtari i 12-të për Arbërinë” – ishin fjalët e kapitenit të Arbërisë, Kreshnik Bahtirit për portalin ”90minuta.net” .

Sipas Bahtirit, Arbëria në sezonin e ardhshëm do të jetë supriza e Superligës.

Kreshniku është 27 vjeçar, dhe është pjesë e Arbërisë për 6 vite radhazi.