Futbolli Vendor Superliga e Kosovës

Futbollisti i Llapit: Nesër na pret një ndeshje e vështirë përballë Dukagjinit!

Pas tre muajve pezullim, nesër rifillon Ipko Superliga e Kosovës në futboll.

Java e 23-të hapet me ndeshjen, Llapi – Dukagjini, që zhvillohet të premten nga ora 16:00.

Futbollisti i Llapit, Benjamin Emini për portalin ”90minuta.net” ka folur rreth ndeshjes së nesërme që Llapi e zhvillon ndaj Dukagjinit.

Llapi është i gatshëm për rifillimin e kampionatit:

”Llapi është i gatshëm për rifilimin e kampionatit, edhe pse ishte kohë e shkurtër ne kemi punuar intenzivisht dhe besoj që gjithqka do të na ecë mbarë.”

Nesër na pret një ndeshje e vështirë përballë Dukagjinit:

”Nesër na pret një ndeshje e vështirë, edhe pse Dukagjini është në pozitën e fundit në tabelë, mendoj që klinasit kanë një ekip mjaft të mirë dhe duhet të kemi kujdes ndaj tyre.Ne duhet ti qasemi ndeshjes me seriozitetin më të madh, duhet të japim maksimumin tonë që pikët e plota të mbesin në Podujevë.

Mjaft mirë që ka rifilluar kampionati, kampioni të vendoset në fushë:

”Mendoj së është mjaft mirë që ka rifilluar kampionati, besoj që do të kryhet si është më së miri. Ai ekip që e meriton të bëhet kampion, le të bëhet kampion në fushë duke ”luftuar” – ka deklaruar Benjamin Emini për portalin ”90minuta.net”.

Benjamin Emini është 27 vjeçar dhe është titullar për disa vite radhazi tek ekipi llapjan.