Hendboll

Kapitenja e Istogut: Nesër na pret një ndeshje mjaft e vështirë në Ferizaj

Të shtunën zhvillohet finalja e parë e ‘Play-Off’-it në Superligën e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e femrave, ku do të përballen, Ferizaj dhe Istogu, përcjell ”90minuta.net”.

Finalja e parë zhvillohet të shtunën, në palestrën ”Bill Clinton” në Ferizaj, në ora 19:00.Kjo ndeshje zhvillohet pa praninë e shikuesve, por transmetohet direkt në faqen zyrtare të FHK-së, në Facebook.

Kapitenja e Istogut, Albin Rugova për portalin ”90minuta.net” ka folur për ndeshjen e nesërme që skuadra e saj e zhvillon ndaj Ferizaj.

Nesër na pret një ndeshje mjaft e vështirë në Ferizaj:

”Ndeshjen e nesërme ndaj Ferizaj e cilësoi si ndeshje tepër të rëndësishme dhe aspak të lehtë. Nesër na pret një ndeshje mjaft e vështirë në Ferizaj, pasi që është ndeshje finale, dhe të dyja skuadrat ‘luftojnë’ me të gjitha forcat për tu shpallur kampion.

Rëndësi të madhe ka se ne jemi shumë të motivuara për këtë ndeshje, dhe hyjmë në këtë takim me të vetmin qëllim, fitoren.Shpresoj që nesër edhe fatin ta kemi në anën tonë.”

Istogu e përgaditur për ndeshjen finale:

”Jemi munduar ta japim më të mirën nga vetja secila nga ne në të gjitha seancat stërvitore, ani pse nuk ishte kohë e gjatë për tu përgaditur.Edhe gjatë kohës së pandemisë kemi qenë aktive me stërvitje individuale.

KHF Istogu ka cilësi për të mbrojtur titullin e kampionit dhe titullin e Kupës së Kosovës:

” Besoj shumë që KHF ‘Istogu’ do të arrijë që ta mbrojë titullin e kampionit dhe titullin e kupës së Kosovës.Kemi ekip mjaft cilësor dhe besoj shumë që në fund Istogu do ta përsëris suksesin e vitit të kaluar, duke u shpallur kampion dhe duke fituar kupën e Kosovës” ishin fjalët e kapitenes së Istogut, Albin Rugova për portalin ”90minuta.net”.

Albina Rugova është ndër hendbollistet më të dalluara në vitet e fundit në Kosovë.

Albina është 23 vjeçare, për vite me radhë është kapitene e KHF ‘Istogu’, gjithashtu Rugova është pjesë e rregullt e Përfaqësueses së Kosovës.