Hendboll

KHF ”Istogu” në përpikëri është duke i zbatuar rekomandimet IKSHPK-së dhe federatës së hendbollit të Kosovës

Klubi i Hendbollit të Femrave “Istogu”, ka zbatuar të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së dhe federatës së hendbollit të Kosovës.

Sot, gjatë seancës stërvitore prezent ishin edhe taks-forca e federatës së hendbollit të Kosovës me grupin e mjekeve për t’i marrë të gjitha masat e duhura.

Më poshtë e keni postimin e KHF “Istogu:

KHF ”Istogu” në përpikëri është duke i zbatuar rekomandimet IKSHPK-së dhe federatës së hendbollit të Kosovës

KHF ”Istogu” në përpikëri është duke i zbatuar rekomandimet IKSHPK-së dhe federatës së hendbollit të Kosovës.

E gjithë kjo po arrihet falë përkrahjes së QKMF-së në Istog, drejtorit z.Ymer Vuthaj dhe qendrës së mjekësisë familjare në Banjë.

Palestra sportive ”Dresha” në Banjë, po na ofron kushte optimale për punë dhe po i përmbahet rekomandimeve duke bërë dezinfektimin e palestrës sipas kërkesave tona.

Sot gjatë seancës stërvitore prezentë ishin edhe task forca e federatës së hendbollit të Kosovës me grupin e mjekëve.

Të gjithë bashkëpuntorët tonë i falënderojmë që po na ofrojnë mundësi optimale për punë dhe po kujdesen për shëndetin tonë. Ju faleminderit!

Me respekt: KHF ”Istogu”