Legjionarët

Kosova bëhet me një mbrojtës të ri!

Kosova pritet të pasurohet në radhët e saj me një futbollist të ri.

Mediat turke raportojnë se David Domgjoni ka pranuar të bashkohet me Kosovën.  

Mbrojtësi i gjatë 190 cm që luan për Menemenspor në Ligën e Dytë turke, ka luajtur më parë për Shqipërinë U19.

Domgjoni kohët e fundit është lidhur me një transferim te gjigandët turq Beshiktash.