Futbolli Vendor Superliga e Kosovës

Met Millaku: Feronikeli synon vetëm fitore përballë Dukagjinit

Të premten starton xhiroja e 24-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Nesër në Klinë zhvillohet ndeshja, Dukagjini – Feronikeli, ndeshje e cila fillon nga ora 17:00, përcjell portali ”90minuta.net”.

Mesfushori i Feronikelit, Met Millaku për portalin ”90minuta.net” ka folur për ndeshjen e nesërme që Nikli e zhvillon në Klinë përballë Dukagjinit.

Feronikeli synon vetëm fitoren përballë Dukagjinit:

”Nesër na pret një ndeshje e vështirë, pasi që Dukagjini ka ekip të mirë. Do i marrim ndeshjet një nga një dhe shpresoj shumë që të vazhdojmë ecurinë e rezultatve pozitive. Synimi jonë është që nesër ti marrim të trija pikët në Klinë.

Nesër për Millakun është ndjenjë e veçantë, pasi përballet me ekipin e qytetit të tij:

”Nesër për mua është ndjenjë ma e veçantë pasi do të luaj ndaj ekipit të qytetit ku jam rritur. Nëse shënoj ndaj ish ekipit tim, unë nuk do të festoj ” deklaroi mesfushori i Niklit, Met Millaku për portalin ”90minuta.net” .

Met Millaku është 22 vjeçar, në të kaluarën ka luajtur për Dukagjinin e Klinës dhe Istogun.