Basketboll

Neziri: Ndjenjë e veçantë të luash për Kosovën, qëndroni aktivë dhe pozitivë

Trajnerët dhe lojtarët e Kosovës vazhdojnë të japin mesazhe që njerëzit të jenë sa më shumë aktivë në këtë kohë pandemie, edhe pse janë pezulluar aktivitetet sportive për shkak të virusit COVID-19.

Për basketbollistët është e rëndësishme që të mbahet forma fizike dhe të jenë të përgatitur për edicionin e ri.

Leon Neziri është një basketbollist i talentuar që luan në Angli.

Ai ka treguar si po stërvitet tani, çfarë ndjenje është të luash për Kosovën dhe ka dhënë mesazh për lojtarët.

“Përshëndetje. Unë jam Leon Neziri, basketbollist i Kosovës, që luan në Angli. Për shkak të pandemisë formën e trupit mundohem ta mbaj në kushte shtëpiake. Të luash për Kombëtaren e Kosovës është një ndjenjë emocionuese, sepse përfaqëson shtetin dhe jep maksimumin. Mesazhi im për lojtarët është që të jenë aktivë dhe pozitivë deri në fund të kësaj situate. Qëndroni të sigurt”, ka thënë Neziri me anë të një videomesazhi për faqen zyrtare të FBK-së. /Zëri