Futbolli Vendor Vendor Tjera

Ramadan Alaj: Finalja e madhe – ndeshje e vështirë dhe e pa parashikuar!

Nesër zhvillohet finalja e madhe e ”Play Off”-it në Superligën e Kosovës në futsall.

Finalja e nesërme do ta përcaktojë kampionin e ri të Kosovë në futsall.Në finale do të përballen dy ekipet më të mira në futsallin kosovar, Mabetex Prishtina dhe Liburni nga Gjakova.

Lojtari i Liburnit, Ramadan Alaj për portalin ”90minuta.net” ka folur rreth ndeshjes së nesërme që zhvillohet në Ferizaj.

”Këtë vit për shkak të panedmisë, forma e garës ka ndryshuar, nuk është siq ka qenë deri tash, pra në ”Play Off” vitet e kaluara është luajtur me tri ndeshje, ndërsa këtë vit është vetëm një ndeshje dhe zhvillohet në teren neutrual.

Andaj krahasuar me vitet e kaluara kjo finale është më e vështira dhe me e pa parashikuar” tha fillimisht Alaj.

FC Liburn beson se do ta arrijë titullin e kampionit për të dytin vit radhazi:

”Ne si klub gjithmonë shkojm në finale për të fituar, shpresoj që të i’a dalim, edhe pse po them edhe njëherë që është një finale e pa parashikuar dhe nuk dihet se kush do të triumfojë në fund.
Duke u bazuar në fondin e lojtarëve që kemi, kualitetin e grupit dhe punën që është bërë nga dyshja e trajnerëve Kozniku dhe Kasapi do i’a dalim që për herë të parë, një klub i futsallit të shpallet dy herë radhazi kampion.

Mesazhi i Alajt për bashkëlojtarët e tij:

”Si çdo ndeshje edhe në këtë ndeshje bashkëlojtarët e mi e din mesazhin “luajm për fitore”! – deklaroi Ramadan Alaj për portalin ”90minuta.net”.

Ramadan Alaj është ndër lojtarët më të mirë dhe më të trofeshëm në futsallin kosovar.

Alaj është 32 vjeçar, pjesë e ekipit gjakovar FC Liburn është nga viti 2011, gjithashtu është pjesë e rregullt e Përfaqësueses së Kosovës.