Futbolli Vendor

Ramaj: Besa e ka vendin në Superligë të Kosovës!

Tri herë kampioni i Kosovës në periudhën e pasluftës, Besa, është kthyer në Superligë pas dy viteve në Ligën e Parë.

Pejanët ishin në vendin e parë në renditje me 40 pikë, katër më shumë se ndjekësi i parë, Arbëria dhe nëntë më shumë se vendi i tretë, Liria.

Kësisoj, me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, Besa është rikthyer në elitë.

Pejanët ranë nga Superliga në edicionin 2017/18, pas një sezoni për t’u harruar.

Për këtë sukses të madh të Besës ka reaguar edhe trajneri i Besës, Miftar Ramaj, i cili ka falënderuar të gjithë stafin e skuadrës që ai drejtonë, ndërsa pos tjerash ka shkruar se skuadra e Besës ka vendin pikërisht në Superligë.

Më poshtë postimi i tij: