Futbolli Ndërkombëtar Seria A

Serie A me orar të ngjeshur, ndeshje çdo ditë nga 22 Qershori deri me 2 Gusht

Serie A pritet të jetë me orar goxha të ngjeshur, për t’u përfunduar në datën e paraparë, 2 Gusht.

Me 20 të muajit të ardhshëm, kampionati elitar në Itali do të rikthehet me synimin e vetëm për të mbyllur edicionin.

Siç mëson “Corriere Dello Sport”, ndeshjet do të zhvillohen në orare të ndryshme, në mënyrë që televizionet të transmetojnë sa më shumë të tilla.

Ata duhet të shmangin oraret gjatë ditës, për shkak se Asociacioni i Lojtarëve e ka kërkuar vazhdimisht këtë.

Futbollistët po kërkojnë që ndeshjet mos të luhen gjatë kohës kur temperaturat verore pritet të shënojnë kulmin.

Interesant është fakti se sipas planprogramit, ndeshje do të ketë çdo ditë, që nga 22 Qershori, deri më 2 Gusht.