Futbolli Vendor

Të shtunën ndeshja përcaktuese për titull të kampionit, Mitrovica – Feronikeli

25 qershor, 2020 – Ndeshja përcaktuese për titullin e kampionit në Ligën e Femrave ndërmjet KFF Mitrovica dhe KFF Feronikeli, do të zhvillohet me datë 27 qershor 2020 (e shtunë), me fillim në orën 16:00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Ashtu sikurse në ndeshjet e Ipko Superligës, për shkak të pandemisë edhe kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve dhe duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi Covid-19.

Mediat të cilat janë të interesuar për ta ndjekur këtë ndeshje nga afër duhet që emrat e gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve t’i dërgojnë për akreditim në email: info@ffk-kosova.com deri më 26 qershor (e premte) në orën 15:00. /ffk-kosova.com