Futbolli Ndërkombëtar Seria A Transferimet

Thiago Silva kthehet te Milan

Ka marr një vendim të madh, më saktë vendim që vjen nga thellësia e zemrës së tij.

Kur më 2012 qendëmbrojtësi më i mirë në botë Thiago Silva, u shit e PSG, ishte dita më e keqe e tij në karrierë pasi braziliani e kishte në zemër vetëm klubin italian prej nga nuk e kishte ndërmend të largohej me dëshirën e vet, por gjërat i shkuan keq atëbotë.

Tashmë pas tetë viteve të kaluara te kampioni francez, Thiago Silva, po bëhetë gati për një rikthim të madh te Milan përkundër moshës 35-vjeçare.

Ai nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me PSG që i skadon këtë verë, vetëm për të vesh edhe njëherë tjetër fanellën kuq e zi, duke kaluar te Milan me parametër zero. Ky është vendimi i lojtarit i marr në orët e vona të së enjtës. /Korneri.net