Futbolli Ndërkombëtar

Totti nis punën si menaxher, “godet” skuadrën e Interit

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti ka nisur punën me agjencinë e tij të zbulimit të lojtarëve “CT10”, derisa firmosi autorizimin e parë me Simone Bonavita, talentin e Interit U-16.

Mesfushori i datëlindjes 2004 ka teknikë dhe vizion të shkëlqyeshëm për lojën, ekzekuton penalltitë dhe goditjet e dënimit, si dhe i pëlqen të dirigjojë ekipin në fushë. Po ashtu, është një emër tjetër, që Totti do të dëshironte ta përfshinte nën menaxhimin e tij. Edhe ai luan për Interin.

Sebastiano Esposito është një nga nxënësit e ish-kapitenit verdhekuq. Totti e ka ndjekur situatën e tij prej disa kohësh dhe është i gatshëm të nisë “sulmin”. Djaloshi thuhet se po kërkon një agjent të ri, ndërkohë që do të mbushë 18 vjeç më 2 korrik dhe do të dëshironte ta festonte ditëlindjen me një kontratë të re 5-vjeçare me Interin. Me siguri, Totti mund ta ndihmonte për këtë.

Djaloshi, dje në mëngjes mori trenin nga Milano për në kryeqytet, ku u takua me Totti në agjencinë e këtij të fundit. Ai nënshkroi kontratën përkatëse, në bazë të cilës ia beson të ardhmen agjencisë së legjendës romane, shkruan telesport. Bonavita nuk do të jetë Francesco Totti i ri, por karakteristikat e tij të lojës janë shumë të ngjashme me ato të Tonali.