Basketboll

Trajnerët mbi 65 vjeç nuk do të stërvisin dhe drejtojnë!

Dy ditë më parë u mor vendimi  që NBA do të rikthehet më 31 korrik, për të vijuar pjesën e mbetur të sezonit të ndërprerë që prej 11 marsit. Komisionieri i NBA, Adam Silver, ka bërë me dije se rregullat e sigurisë që do të zbatohen do të jenë të forta dhe nuk do të ketë përjashtime.

“Do të kemi një protokoll mjekësor shumë strikt, që mund të penalizojë trajnerët mbi 65 vjeç. Mund të ndodhë që disa prej tyre nuk do t’u lejohet që të stërvitin apo drejtojnë skuadrën e tyre gjatë kësaj periudhe të pandemisë”, – tha Silver.

Do të ketë edhe protokolle të distancimit social dhe mund të ndodhë që këta trajnerë ta ndjekin ndeshje në një dhomë të posaçme apo nga dhomat e zhveshjes. Kështu lojtarët dhe vetë këta trajnerë janë më të mbrojtur”, shtoi Adam Silver.

Aktualisht janë 3 trajnerë mbi 65 vjeç në NBA që rrezikojnë të mos drejtojnë ekipet e tyre: Gregg Popovich (71 vjeç), Mike D’Antoni (68 vjeç) dhe Alvin Gentry (65 vjeç). Në vijim të sezonit do të marrin pjesë 22 skuadra ng 30 të tilla, duke ulur ndjeshëm numrin e ndeshjeve të mbetura. Sezoni pritet të mbarojë në tetor, ndërsa i riu këtë vit do të nisë për Krishtlindje.