Futbolli Ndërkombëtar Seria A

Zyrtare: Serie A merr vendim për ta rifilluar kampionatin

Serie A edhe zyrtarisht ka vendosur që të rifillojë sezonin.

Në samitin e mbajtur sot, i cili nisi në ora 18:30, Serie A, Qeveria e Italisë dhe FIGC kanë marrë vendimin që sezoni të rifillojë.

Sezoni do të rifillojë më 13 ose 20 qershor, sipas vendimit që është marrë sot në samitin e mbajtur.

Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, do të njoftojë kryeministrin Giueseppe Conte për vendimin e marrë, dhe ky i fundit do të përcaktojë zyrtarisht datën.

Bazuar në atë se masat e ndalesës në Itali vlejnë deri më 14 qershor, do të duhet një ndryshim nga kryeministri italian, por do t’i takojë Lega Serie A që të caktojë datat për ndeshjet, por edhe për Kupën e Italisë